TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2023, 22:31

“Basha la nam, u bë edhe DJ”/ Bejko përplaset me Currin: Mua më pëlqen, e ka bërë dhe Klinton!

Shkruar nga Pamfleti

“Basha la nam, u bë edhe DJ”/ Bejko përplaset me Currin:

Edhe pse prej disa mandatesh kryetari zyrtar i demokratëve, Lulzim Basha, vazhdon të ngjallë ndasi mes militantëve të partisë, të cilët kanë provuar në shumicë se janë më të lidhur me udhëheqësin historik të PD-së, Sali Berishën.

Në një intervistë për emisionin ‘3D’ në RTSH, analisti Arjan Curi, tha se Basha në politikë nuk ka origjinalitetin e Bashës në jetën private, po "shet" një imazh tjetër i cili nuk e tërheq votuesin. Kjo pikëpamje u kundërshtua nga nënkryetari i PD-së nën Bashën, Roland Bejko.

Pjesë nga debati në studio:

Curi: Ne nuk e dimë ku janë njerëzit, por dimë që shumica nuk janë as me Berishën, as me Bashën. Ne gabimisht mendojmë se demokratët duhet të jenë me njërin prej tyre, që të bien dhe të dalë një lider i ri. Shiko në miting: 50 njerëz ka Berisha, 10 ka Basha.

Bejko: Në datën 11 s'kishte vend për t'u ulur aty.

[ndërhyn Alban Dudushi: Edhe për atë ju akuzuan se i solli bashkia.]

Curi: Këta bëjnë vetëm "party". E pe atë "DJ Basha". Mbasi skuqi vezën dhe i thoshte të shoqes "mos më merr, zemër, mos e hidh"... Ngaqë s'bën politikë kalon në dixhejllëk.

Bejko: Është gjëja më e mirë. Edhe ajo politikë është. E ka bërë edhe Bill Klinton. Secili shpreh pasionin e tij.

Curi: ... por Bashës nuk i ka lezet, sepse nuk di ta bëjë... Basha akoma nuk e ka gjetur origjinalitetin e vet. Është ndryshe nga afër dhe nuk e di pse del nga ai. Perceptimi im joshkencor është se shumica e demokratëve që takoj nuk janë as më njërin, as me tjetrin, sepse Basha është vazhdim i berishizmit.

bejko curri

Lini një Përgjigje