TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2023, 21:42

Pse Berisha ndërroi shënjestër? Sulmon sërish Altin Dumanin: Ndjek axhendën e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Pse Berisha ndërroi shënjestër? Sulmon sërish Altin Dumanin:

Sali Berisha, duket se ka vënë në shënjestër kreun e SPAK Altin Dumani. Deri më tani ai ka akuzuar prokurorët e dosjes së tij, por këtë javë duket se e ka lëvizur shënjestrën.

Në një intervistë për gazetaren Elona Meço në RTSH, ai u shpreh se Dumani mban krahun e Ramës. Madje e akuzoi për takime me kryeministrin.

Si mund të mendoni ndryshe, kur i gjithë establishmenti i diktaturës së bandave u vu në garë se kush të dëshmojë më shumë zellin në hakmarrjen e tij politike në funksion të Edi Ramës. Procesi është orvellian, është kafkian. Procesi tregoi të gjithë shëmtinë e këtij regjimi, që s’ka ligje, s’ka moral. Përsa i përket proamerikanizmit, nuk mund të them se çfarë përfaqëson, por ai ndjek axhendën e Edi Ramës. Kam denoncuar në gusht dy takime të tij të fshehta, jozyrtare me Edi Ramën. Është takuar 2 herë me të në harkun kohor dyjavor. Përkundrazi, më frymëzon më shumë. Nuk fitohet kurrë një betejë pa frymëzim. Frymëzimi është energjia e çdo fitoreje. Ka 120 mijë mënyra për t’ia komunikuar këtë frymëzim elektoratit. Nuk ka mure, nuk ka pengesa që ndalojnë komunikimin e idealeve”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje