TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2023, 21:01

Këshilli bashkiak i Shkodrës miraton buxhetin e vitit 2024, 2.6 mln lekë për investimet në qytet

Shkruar nga Pamfleti

Këshilli bashkiak i Shkodrës miraton buxhetin e vitit 2024, 2.6 mln

Këshilli bashkiak i Shkodrës ka miratuar buxhetin e vitit 2024 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2024-2026 me 31 vota pro dhe 12 vota kundër.

Buxheti, i parë i socialistëve në krye të bashkisë Shkodër, kap vlerën e 2.6 miliard lekëve dhe është i orientuar drejt investimeve dhe shërbimeve, duke e projektuar bashkinë Shkodër drejt forcimit të ekonomisë, zhvillimit social-kulturor.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Benet Beci theksoi se do të bëhen investime të mëdha në bashkëpunim me qeverinë dhe donatorët, për ta kthyer Shkodrën në një qendër të rëndësishme ekonomike për rajonin.

Opozita njëzëri votoi kundër dhe e cilësoi mungesë transparence të gjithë procesin, pasi materiali u dorëzua në limitet kohore. Por megjithë votën kundër, mazhoranca në këshill e PS dhe PSD i dha dritën jeshile këtij dokumenti që do të kalojë për aprovim në prefekturën e Shkodrës.

Lini një Përgjigje