TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Dhjetor 2023, 22:31

Alibali: PD-ja e Bashës kërkon të fitojë ndaj Berishës me duart e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Alibali: PD-ja e Bashës kërkon të fitojë ndaj Berishës

Analisti Neritan Alibali tha në një emision se për 30 vjet sistem demokratik apo tranzicion, në qendër të opinionin politik të shqiptarëve ka qene beteja politike mes PD-së dhe PS.  Ndërsa sot në qendër të vëmendjes të opinionit publik shqiptar është Berisha dhe SPAK.  Nuk është më as PD-së, apo Rithemelimi apo PS-ja, por Berisha dhe SPAK.

Sikurse quhet në zhargonin e përditshëm janë 10 karrige bosh, pastaj janë Gazmend Bardhi me mazhorancën socialiste, pastaj nja 20 karrige bosh PD-ja zyrtare dhe partitë e tjera”, tha ai.

Alibali theksoi se nga kjo situatë që është krijuar ndërmjet  Sali Berishës dhe SPAK, PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës mund të përfitojë kapital politik.

PD zyrtare është e vetmja forcë politike që mund të përfitoi politikisht nga arrestimi apo izolimi i Berishës. Unë shumë kohë më parë kam thënë që Lulzim Basha nëse do që të mundi Edi Ramën më parë duhet të mundi Sali Berishën.  Lulzim Basha nuk e mundi dot Berishën edhe pse ishte 8 vjet Kryetar partie ndërsa Berisha për 1 muaj i mori gjithë partinë.  Në këtë aspekt, Basha kërkon të fitoi mbi Berishën me duart e SPAK”, theksoi ndër të tjera Alibali në “3D”.

Lini një Përgjigje