
Nënkryetari i PD-së zyrtare, Roland Bejko ka folur për situatën në të cilën ndodhet Sali Berisha për të cilin tha se është fatkeqësi që cikli politik i tij po vjen nga drejtësia.
Në një intervistë për emisionin “3D" në RTSH, Bejko tha se ka qenë ndër të parët që ka kërkuar hetimin e Berishës nga SPAK, por theksoi se pas deklaratave ka marrë kërcënime të shumta me jetë nëpër rrjetet sociale.
"Kam qenë ndër të parët që kam thënë se Berisha duhet hetuar nga SPAK-u. Kur e kam thënë këtë më kanë sulmuar mediet e familjes së vet, së pari, dhe njerëzit e tij të afërm. Në rrjetet sociale kërcënimet me jetë ishin të përnatshme. Përderisa z. Berisha thotë se unë jam i ndershëm, duhej të shkonte një orë e më parë te drejtësia.
Por kur drejtësia erdhi te pragu, filluan sulmet ndaj saj, të cilat vazhdojnë sot e kësaj dite. Në këto kushte them shyqyr që erdhi kjo ditë, por në aspektin njerëzor dhe sepse kemi bashkëpunuar më vjen keq për fatin e z. Berisha dhe për vetminë e tij. Nuk do të doja kurrë ta shihja që mbyllja e ciklit të tij të vinte për shkak të drejtësisë dhe kokëfortësisë së tij duke mos gjetur rrugët për të dalë në mënyrë të lavdishme, siç edhe iu sugjerua dy vjet e gjysmë më parë: Genc Ruli ia bëri prognozën se çdo të ndodhte", tha Bejko.
Lini një Përgjigje