TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 12:56

Berisha në arrest shtëpie, vjen reagimi i parë i Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në arrest shtëpie, vjen reagimi i parë i Ramës
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në konferencë e tij të fundvitit është pyetur pak para vendimit të GJKKO-së për të pranuar kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me policë tek dera për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se nuk ka asnjë koment me dikë që është shpallur non grata nga SHBA.

''S’kam asnjë koment nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Ëndrrat e mia janë shumë më të mëdha sesa të lidhura me persona të zaptuar. Nuk shoh në ëndërr sesi dënohen njerëz.

Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë'', tha Rama.

Gjyqtarja Irena Gjoka shpalli sot vendimin, duke pranuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish kryministrin.

Nga sot Sali Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizim nga Kuvendi për të ngritur masën e arrestit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen Partizani, nga detyrim paraqitje, që ai nuk e respektoi në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Lini një Përgjigje