TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 13:25

I ati u la në "arrest shtëpie", reagon Shkëlzen Berisha: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri

Shkruar nga Pamfleti

I ati u la në "arrest shtëpie", reagon Shkëlzen

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas vendimit “arrest shtëpie” të Gjykatës së Posaçme, për ish-kryeministrin Berisha, i cili thotë se kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës.

Ai shton se vendimi për Berishën erdhi pas një serie shkeljesh ligjore dhe kushtetuese, teksa shton se ndaj babait të tij nuk ka asnjë akt akuzë.

“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!” shkruan Berisha.

Vendimi për kreun demokrat erdhi pas një serie shkeljesh ligjore dhe kushtetuese.

Edhe vendimi i të shtunës nga gjykatësja Irena Gjoka, ishte në shkelje të hapur të ligjit dhe Kushtetutës.

Ajo vendosi të mos i lejojë komunikimin një ligjvënësi.

Berisha është vendosur nën arrest shtëpiak edhe pse është nën hetim dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë”, shkruan Shkëlzen Berisha në Facebook.

Lini një Përgjigje