TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 13:32

GJKKO lë Berishën në "arrest shtëpie": çfarë pritet të ndodhë nëse ish-kryeministri nuk gjendet në banesë

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO lë Berishën në "arrest shtëpie":

GJKKO ka konfirmuar masën e kërkuar nga SPAK, duke caktuar masën “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrit Sali Berisha.

Prokurori përpilon urdhrin dhe ia jep togës të shoqërimit e cila fillimisht vjen në banesë bën kontrollin dhe nëse është subjekti, ekzekutohet masa. Mësohet se nëse ish-kryeministri nuk ndodhet në banesë, shpallet në kërkim policor.

Prej atij momenti, kur Berisha të jetë në banesë dhe t’i komunikohet masa, do të vihet në mbikëqyrje policore dhe nuk ka të drejtë të komunikojë me persona të tjerë jashtë familjes.

Procedurat që do të ndiqen konkretisht:

Masa e arrestit në shtëpi merr fuqi menjëherë sapo vendos Gjykata.

Prokurori përpilon urdhrin dhe ja jep togës së shoqërimit.

Toga e shoqërimit me këtë urdhër dhe me vendimin e gjykatës, shkon në adresën e subjektit që në këtë rast Berisha ka deklaruar në Gjykatë në rrugën “Mustafa Matohiti”

Nëse e gjejnë në banesë bëhet ekzekutimi i vendimi dhe vihet në mbikqyrje policore.

Nëse nuk gjendet në banesë, shpallet në kërkim policor, gjendet personi, shoqërohet në banesë dhe bëhet ekzekutimi i vendimit për masën e sigurisë.

Sali Berisha do të vendoset në ‘arrest shtëpie’ dhe nën mbikqyrje policore, ka vendosur sot Gjykata e Posaçme.

Ndaj ish-kryeministrit kjo masë u mor sot nga GJKKO pas moszbatimit nga ana e tij të vendimit po të kësaj gjykate për ‘detyrim paraqitje’.

Berisha do të jetë i detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër që nuk jeton me të, ndërsa zbatimi i masës do të jetë dhe nën mbikqyrje policore.

Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve akuzohet për korrupsion pasiv pasi po hetohet për çështjen e kompleksit Partizani, çështje për të cilën u prangos dhe u lirua më pas në masë ‘arrest shtëpie’ dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Lini një Përgjigje