TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 13:26

Rama mbron Ilir Beqajn: Gënjeshtër! Zyra e tij nuk ka marrë fonde nga BE

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbron Ilir Beqajn: Gënjeshtër! Zyra e tij nuk ka marrë fonde
Edi Rama dhe Ilir Beqaj

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, kur ky i fundit drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Sipas Ramës, Beqaj u largua nga detyra sapo u vu në akuzë dhe u hap procesi për zëvendësimin e tij. Më tej, Rama shtoi zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-së, është gënjeshtër pasi procedurat nuk kalonin nga zyra që drejtonte Beqaj.

Ilir Beqaj në sekondat që u vu në një akuza iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqja nëse sekondën u vu në akuzë dha dorëheqjen që të jemi shumë të qartë dhe u hap procesi për zëvendësimin e tij dhe nuk është kryenegociator.

Ishte koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE-së nuk menaxhon fonde të asnjë donatori është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me të gjithë donatorët për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja të cilat nuk kalojnë nga kjo zyrë por nga entitete e tjera që i disponojnë dhe më pas kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE-së.

Nuk i kalon fonde as nga BE-ja dhe nga asnjë institucion tjetër. Pastaj sa i përket çështjes në fjalë nuk ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen ka lidhje me punën organeve të drejtësisë janë pyetje që nuk duhet ti adresohen qeverisë është punë e drejtësisë të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merrte në hetim nuk është provë faji”, tha Rama.

edi rama ilir beqaj

Lini një Përgjigje