TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2023, 13:31

Dosja ‘McGonigal’/ Rama sfidon Altin Dumanin: S’jam i shqetësuar, SPAK të hetojë

Shkruar nga Pamfleti
Dosja ‘McGonigal’/ Rama sfidon Altin Dumanin: S’jam i
Altin Dumani dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të fundit për këtë vit me gazetarët, u ndal te çështja ‘McGonigal’, për të cilin SPAK ka nisur një hetim.

Ai tha se nuk është i shqetësuar dhe se nuk ka pse, pasi kjo çështje është hetuar në SHBA.

“Pse duhet të jem i shqetësuar unë për rastin McGonigal, kur ajo çështje është hetuar në SHBA. S’ka asnjë lidhje me ato që thuhen këtu. SPAK të hetojë, s’ka asnjë problem.”, tha ai.

Para disa ditësh, Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët, foli për çështjen “McGonigal”, dosje ku përfshiohet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se ka një kallëzim në SPAK që është bërë nga Gazment Bardhi, teksa konfirmoi regjistrimin e procedimit, por nuk komentoi se në cilën fazë janë hetimet apo nëse ka patur bahskëpunim me autoritetet amerikane.

'Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues (Gazment Bardhi), e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëhen publike.', tha Dumani.

 

edi rama spak

Lini një Përgjigje