TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 12:02

Mandati i Olta Xhaçkës, "shpërthen" Ina Zhupa: Kuvendi i ka garantuar mbrojtje politike! 

Shkruar nga Pamfleti
Mandati i Olta Xhaçkës, "shpërthen" Ina Zhupa:
Ina Zhupa

Në Kryesinë e Kuvendi po zhvillohet një takim i kryetares së Kuvendin Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura. 

Deputetja e PD Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Sipas saj, deputetes po i garantohet një mbrojtje politike.

“Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka duke i garantuar një mbrojtje politike, Kuvendi nuk zbaton vendimet e gjyqësorit të cilat nuk duhet që të diskutohen, por duhet që të zbatohen”, tha ajo.

Zhupa theksoi se në vend ende nuk jepet drejtësia në kohë qytetarëve u duhet deri në 7 vite për të marr një vendim gjyqësor.   

“Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme”, tha ajo.

Lini një Përgjigje