TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 11:50

Mandati i Xhaçkës, Brukseli godet qeverinë Rama: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç dalin nga institucioni!

Shkruar nga Pamfleti
Mandati i Xhaçkës, Brukseli godet qeverinë Rama: Zbatoni
Silvio Gonzato

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato ditën e sotme në një takim me kryeparlamentaren Elisa Spiropali i ka kujtuar mazhorancës se për t'u bërë pjesë e BE, Tirana zyrtare duhet të plotësojë kushtet para se të fillojë 'ankesat'.

Ai theksoi se për anëtarësimin në BE, duhet të ketë një dialog parlamentar mes partive në Kuvend dhe palët duhet të konsiderojnë integrimin si prioritet kombëtar.

Duke u ndalin tek vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ambasadori tha se Parlamenti duhet të zbatojë vendimet e saj siç janë, duke iu referuar vendimit për mandatin e Olta Xhaçkës, ku PS i doli në mbrojtje ish ministres.

'Negociatat e suksesshme në hyrjen e BE-së kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por gjithashtu dhe në bashkëpunim ndërinstitucional. Shpresoj që në parlament integrimi europian të konsiderohet nga të gjithë forcat politike si prioritet kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Parlamenti është qëndra për të pasur dialogun konstruktiv dhe të miratojë legjislacione e ndryshimet ligjore. Nga ana tjetër marrëdhëniet ndërinstitucionale duhet të jenë në respect të plotë të kushtetutës që ka të bëjë me kontrollin e balancën. Është shumë e rëndësishme fokusimi i bashkëpunimit mes parlamentit dhe institucioneve të pavarura.

Duhet të ketë diskutime të rregullta sic është diskutuar në raport. Parlamenti duhet të raportojë sic duhet në raste kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura. Vendimet e Gykatës kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti mund të luajë një rol kyç për mos kthimin pas të reformave por për të implementuar më tej, në harmoni reformat me të gjitha detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën e BE-së.', tha ambasadori i BE.

Socialistët nuk e kanë lënë në baltë kolegen e tyre Olta Xhaçkën, e cila e pa veten në vështirësi dy vite më parë, kur u zbulua se qeveria ku ajo bënte pjesë si ministre e jashtme i dha bashkëshortit të saj, Artan Gaçi statusin e investitorit strategjik.

Ditën e djeshme Komisioni i Venecias ka njoftuar se do të përgjigjet në dhjetor për çështjen që tërhiqet zvarrë zvarrë, për të shmangur një vendim të gjykatës kushtetuese nëse Xhaçka ishte në konflikt interesi apo jo.

Sipas njoftimit për shtyp të bërë të ditur nga ky institucion, kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Në këtë kërkesë kryeparlamentarja “kërkoi një opinion të Komisionit të Venecias për marrëdhëniet ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese në kuadër të rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit”, thuhet në njoftim.

Pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët u thirrën për të votuar mbi kolegen e tyre Olta Xhaçka.

Socialistët nuk votuan kundër, si dy herët e tjera, por pjesa më e madhe e tyre abstenuan, duke rrëzuar kështu për herë të dytë vendimin e Kushtetueses. Pas kësaj, Kuvendi iu drejtua zyrtarisht Komisionit të Venecias për t’i marrë një opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë./ Pamfleti

 

silvio gonzato olta xhaçka

Lini një Përgjigje