TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Shtator 2024, 21:55

"Berisha ka humbur lidhjet me realitetin", Muslim Murrizi: Drejtuesit e qarqeve të pa rëndësishëm!

Shkruar nga Pamfleti

"Berisha ka humbur lidhjet me realitetin", Muslim Murrizi: Drejtuesit

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur lidhur me situatën në PD, duke nisur nga marrjen si i pandehur të Sali Berishës dhe ndikimi në radhët e opozitës. Puna e drejtuesve të qarqeve dhe procesi i primareve. Lista e kandidatëve për 2025, që për Murrizin është sekreti i fitores ose humbjes në këto zgjedhje. Debatet dhe përballjet e forta brenda PD-së.

Myslim Murrizi tha se nëse Berisha vonon listën e plotë të kandidantëve, ata do të bëjnë vetëm një vrimë në ujë.

"Ta dinë Berisha dhe deputetët që drejtuesit e qarqeve nuk kanë rëndësi dhe bëjnë vetëm një vrimë në ujë", tha Murrizi.

Pjesë nga intervista:

Në momentin që Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”, çfarë do të ndodhë me opozitën?

Murrizi: Berisha nuk zëvendësohet me frymë të shenjë nëse nuk shkohet te vota. Nëse Berisha vonon listën e plotë të kandidantëve, ata vetëm bëjnë një vrimë në ujë. Ta dinë Berisha dhe deputetët që drejtuesit e qarqeve nuk kanë rëndësi dhe bëjnë vetëm një vrimë në ujë.

Gjekmarkaj ka dalë deputet në zonën e vetë, në Lezhë dhe demokratët i thanë se nuk dalin me të në fushatë. Nëse nuk bëhet i gjithë ekipi, pasi Berisha ka humbur lidhjet me realitetin, nëse mendon që nuk do t’i fusë në Primare për të provuar sa mbështetje ka, do të jetë gabimi më i madh që do të bëjë. Një gabim vrastar.

Opozita është mision i vështirë dhe vullnetar.

Për listat ka premtuar primare, e besoni ju këtë proces?

Murrizi: Duhet të jetë transparent që të besoj. Unë do garoj për të qenë në listë, brenda subjektit politik.

Renditjen duhet ta bëjnë demokratët, sipas votave do të jetë renditja. Nëse Berisha tenton të luajë renditjen e demokratëve, ka shkelur atë të cilën u bashkuan njerëzit në foltore dhe që e ndoqën mbrapa në Rithemelim.

Sa do iu kushtojë kjo listë e drejtuesve të qarqeve?

Murrizi: Do shohim primaret. Nëse pajtohen, janë të besueshëm në takime dhe do t’i votojnë anëtarësia e tyre, atëherë le të jenë. Kush del me votë, le të jetë. Të bëhen publike te anëtarësia e PD para se të shkojnë te lista e PD që të dimë sa anëtarë ka.

A ka shpresë që të fitoni? A është opozita aq e bashkuar?

Murrizi: PD është vlerë, moral dhe jo numra. E besoj vërtet këtë. Nuk ka numra në Partinë Demokratike. Beteja Brenda partisë e bën që të jetë e besueshme pasi ka njerëz që bëjnë opozitë selektive.

Çelësin e fitores së mundshme e shihni te hartimi i listave?

Murrizi: Patjetër, te listat e hapura dhe rikthimi i garës.

Lini një Përgjigje