
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në kritika të forta ndaj Gazment Bardhit dhe Oerd Bylykbashit.
Sipas tij, ata nuk duhej të ishin në tryezën e Kodit Zgjedhor, pasi janë të dy humbës. Sipas Murrizit, ata po luftojnë vetëm për karrige. Deklaratat u bënë në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube.
“PD duhet të hyjë me 140 emra pa listë të mbyllur. Le t’i mbyllë Rama ata që do venë në SPAK. Ne çfarë sikleti kemi? Ne paskemi frikë nga vota e qytetarëve atëherë. Çfarë përfaqësuesi je ti nëse nuk guxon të shkosh te qytetari. Je në hasmëri me qytetarin që mbyllesh dhe shkon si drejtues politik? Çfarë vlere ka kjo kur t’i nuk përballesh. Por Gazi me Oerdin nuk më rezultojnë të tillë nga zgjedhjet e 2021, janë të dy humbësa. Në vend të Gazit duhej të ishte Qani Xhafa dhe në vend të Oerdit, Igli Cara se ka dyfishin e votave. Këta kanë konflikt interesi për të qenë pjesë e tavolinës ku bëhet Kodi Zgjedhor sepse janë të dy humbës. Po të ishte Luçiano nuk thoja unë, edh për Enelejdin nuk thoja. Por asnjë nga këta 16 deputetët që nuk do ishte tillë nëse vendimi i Kushtetueses do kishte efekt prapaveprues. Ti ke shkuar për të siguruar karrigen për vete, pse duhet të të besoj?”, tha ai.
Lini një Përgjigje