TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 09:28

“Ai në pabesi, ka si vëlla Edi Ramën”/ Basha i përgjigjet Berishës: Është peng i dosjeve të tij, përdor demokratët si mburojë

Shkruar nga Pamfleti

“Ai në pabesi, ka si vëlla Edi Ramën”/ Basha i

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar "ashpër", teksa u pyet për Lulzim Bashën. 

“Harroje atë. Çfarë e lidh atë me PD. Nuk ka asnjë lidhje me PD. Ai në pabesi ka si vëlla Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, një përgjigje ka ardhur nga deputeti demokrat Lulzim Basha i cili shkruan se Berisha është peng i dosjeve të tij, ndërsa shton se i përdor demokratët si mburojë.

"Sali Berisha është peng i dosjeve të tij, prandaj përdoret nga Edi Rama si gogol në çdo palë zgjedhje. Berisha i përdor demokratët si mburojë, kur i duhen për protestat para SPAK-ut dhe si dele kur i duhen numrat Edi Ramës në Parlament, siç bëri kur bashkoi votat me Ramën për të liruar të korruptuarit përmes amnistisë dhe për të mbyllur listat.

Demokratët nuk meritojnë të tërhiqen zvarrë nga frika e Berishës nga e shkuara e tij, dhe as të përdoren nga ky i fundit në pazaret me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Demokratët dhe shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj ne do të përballemi me ta në zgjedhje duke iu ofruar qytetarëve një model tjetër, që e përdor politikën për t’i shërbyer njerëzve, jo interesave personale të hallexhinjëve të SPAK. Shqipëria meriton më shumë!", shkruan Basha.

Lini një Përgjigje