
Teksa deklaron se dera e Partisë Demokratike është e hapur për të gjithë demokratët që duan të rikthehen aty ku kanë kontribuuar, Sali Berisha foli për paraardhësin e tij Lulzim Basha.
Në një intervistë për emisionin “Debat” në “A2Cnn”, kreu i demokratëve u shpreh se atë nuk e lidh asgjë me Partinë Demokratike, teksa e quajti dhe vëlla të Edi Ramës.
“Mendoj se në tërësi, baza është e bashkuar. Ky është një proces në të cilin ftohet edhe demokrati i fundit që ka mbetur i zemëruar në bazë për t’iu bashkuar kontributit, investimit të tij që ka bërë në shtëpinë e tij. Harroje atë. Çfarë e lidh atë me PD. Nuk ka asnjë lidhje me PD. Ai në pabesi ka si vëlla Edi Ramën”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje