
Ish-presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos.
Në një postim në Facebook, teksa i shpreh ngushëllime familjes, ai shkruan se ish-kryeministri Fatos Nano u largua me dinjitet nga pushteti dhe politika.
“Lamtumirë Fatos Nano, koleg i tranzicionit U tërhoqe me dinjitet e shpejt nga pushteti dhe politika. Por, për fat të keq, u largove para kohe nga shoqëria dhe jeta. Ngushëllime familjes!”, thotë Meidani.
Lideri i PS-së u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 73-vjeçare. Fatos Nano ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore. Kujtojmë se ish-kryeministri kishte shfaqur probleme shëndetësore edhe në të kaluarën.
Lini një Përgjigje