
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videokartolinë lamtumire për liderin historik të PS, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pas 24 ditësh në reanimacion.
Rama shkruan se Fatos Nano u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen. Kreu i qeverisë e konsideron Fatos Nanon si “mikun e dikurshëm dhe të rigjetur sërish”.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujt…”, shkruan Rama, duke ndarë në video disa momente nga jeta politike dhe private e ish-kryeministrit të vendit.
Zot, sa i peshtire eshte i gjati. Kurre se ka dash kurre se ka respektuar Fatos Nanon qe mbi te gjitha e beri njeri. Asnje gram mirenjohje , perkundrazi.