TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 21:25

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, profesori i PS: Figurë qendrore e tranzicionit politik shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, profesori i PS: Figurë qendrore e

Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të liderit historik të PS, ish-nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi përmes një mesazhi ngushëllimi drejtuar familjes së Fatos Nanos, ka vlerësuar Nanon si kryetari i parë i PS dhe një prej figurave politike qendrore të tranzicionit politik shqiptar.

“Me hidhërim mësova për vdekjen e parakohshme të Fatos Nanos, kryetari i parë i PS dhe një prej figurave politike qendrore të tranzicionit politik shqiptar. Ngushëllime familjes! Qoftë i paharruar!”, thuhet në mesazhin e Pëllumbit, i njohur ndryshe si “profesori i socialistëve”.

Ndryshimet demokratike në vitin 1990, e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, post që e mbajti deri në vitin 1996. Servet Pëllumbi ka udhëhequr fushatën e socialistëve, për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën dhe më pas fushatën për lirimin e Fatos Nanos nga burgu.

Njihet si një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrje aktive në komisionet e ndryshme parlamentar.

Lini një Përgjigje