TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 18:13

“Rrotullimi nuk bëhet vetëm”, Binaj vijon fushatën në Tiranë: Ta kthejmë në qytet të jetueshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Rrotullimi nuk bëhet vetëm”, Binaj vijon fushatën

Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i cili mbështetet edhe nga partitë opozitare, përfshi edhe PD-në, vijon fushatën, edhe pse me shumë gjasë zgjedhjet në këtë Bashki vështirë se mund të mbahen brenda 2025-ës.

Binaj është ndalur te Fusha e Aviacionit, ku është takuar me qytetarët për t’u njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

Binaj tha se synon të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet.

Gjatë bashkëbisedimit, një qytetar i shprehet: kërkojmë rrotullimin”, ndërsa Binaj ia kthen “rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi”.

Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.

“Një gurë në dorë kemi”, tha ai.

Lini një Përgjigje