TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 15:21

“U prehsh në paqe shef”, Balla reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Do mbahet mend si njeriu që modernizoi Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti

“U prehsh në paqe shef”, Balla reagon për ndarjen nga jeta

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Ballla tha se Nano do të mbetet dhe do të kujtohet gjithmonë si personi që modernizoi Shqipërinë dhe Partinë Socialiste.

“Sot e humbëm Kryetarin Nano. Do ta kujtojmë gjithmonë udhëheqësin e parë të Partisë Socialiste Fatos Nano për kontributin vendimtar në 14 vite me radhë kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e partisë sonë, duke e bërë unikale mes partive politike në Shqipëri. Fatos Nano modernizoi Shqipërinë, duke modernizuar partinë. Faleminderit për mundësinë që më dhe të mësoj shumë prej teje. U prehsh në paqe shef”, shkroi

2 Komente

  1. A
    Altin Prifti

    Do mbahet mend si njeriu qe e futi korrupsionin ne çdo qelize te shtetit, dhe njeriu qe "stërviti" gjithe bastardet e politikes si te vjedhin sa me shume!

    1. C
      Cekani.

      Nano do mbahet mënd për Shqipërinë që në 2005 ja dha pushtetin për të dytën herë, varrmihësit të Shqipërisë Sali Berishës. Ky naltmadhnia e modernizoj vjedhjen duke ngritur në sistem. Shifeni gjëndjen ekonomike të 90% të pensionistave qëay palo pension nuk u del për ilace.

      Lini një Përgjigje