TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 14:33

Qeveria Rama nuk njeh hierarki ligjesh: Shkelëm Kushtetutën për të shkarkuar Veliajn!

Shkruar nga Pamfleti
Qeveria Rama nuk njeh hierarki ligjesh: Shkelëm Kushtetutën për
Veliaj në gjyq

Arsyetimi i Qeverisë Rama për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës është konsideruar si i dobët nga pjesa më e madhe e juristëve dhe konstitucionalistëve të vendit, por edhe më i dobët u shfaq mbrojtja e këtij arsyetimi para Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesi i Qeverisë u pyet nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në seancën e kësaj të premteje në lidhje me bazën ligjore dhe praktikën e ndjekur për vendimin e shkarkimit të Veliajt.

Gjykata kërkoi të dijë mendimin e qeverisë nëse vunë re përplasje mes nenit 62 pika C e ligjit për vetëqeverisjen vendore, të miratuar në vitin 2015 dhe të nenit 115 të Kushtetutës së vendit.

Neni 62 pika C e ligjit për vetëqeverisjen vendore parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku në rast të mosparaqitjes në punë për një periudhë për më shumë se 3 muaj, ndërsa neni 115 i Kushtetutës parashikon se një i zgjedhur nga populli, si në rastin Veliaj, nuk mund të shkarkohet pa një vendim të formës së prerë nga gjykatat.

Përgjigja e përfaqësuesit të qeverisë la më gojë hapur edhe vetë gjyqtarët e Kushtetuteses, duke nënkuptuar se në momentin që u ka mbërritur vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës ishin para dy rrugëve, ose të respektonin ligjin e vitit 2015, ose të respektonin Kushtetutën.

‘Në zgjodhëm ligjin’, tha përfaqësuesi i Qeverisë duke rrëzuar hierarkinë e ligjeve në Kuvend, në majë të të cilave është Kushtetuta e vendit.

Përveç kësaj, përfaqësuesi i Qeverisë i vuri kapakun edhe debatit se kush e shkarkoi Veliajn, Këshilli Bashkiak apo Këshilli i Ministrave.

‘Projektvendimi i shkarkimit hartohet dhe miratohet nga Kryeministria, jo nga Këshilli Bashkiak”, tha ai.

qeveria rama nuk njeh hierarki ligjesh

Lini një Përgjigje