TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 14:40

Ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Nano ishte një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit në periudhën post-komuniste, teksa është “zhdukur” dhe “rikthyer” në shumë momente kyçe për vendin.

Ndërron jetë ish-kryeministri Fatos Nano
 Fatos Nano

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Nano vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.Fatkeqësisht ai nuk ia ka dalë dot t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke u ndarë nga jeta ditën e sotme.

Fatos Nano ishte themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.

Një prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit në periudhën post-komuniste, Fatos Nano është “zhdukur” dhe “rikthyer” në shumë momente kyçe për vendin.

I lindur në 16 shtator 1952 në Tiranë, ai u diplomua për ekonomi politike në vitin 1974 në kryeqytet dhe kulmin e karrierës së tij përpara se të rrëzohej regjimi komunist e pati 10 vjet më vonë kur u emërua si studiues i problemeve socio-ekonomike dhe reformave të ekonomive të tregut të vendeve të Bllokut Lindor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, nën varësinë e ish-gruas së diktatorit, Nexhimije Hoxha.

Ai ishte pjesë aktive e zhvillimeve të vrullshme politike që ndodhën në Shqipëri si edhe në çdo vend tjetër të bllokut të Lindjes.

E shpejtë ishte edhe ngritja e tij në detyrë. Në dhjetor 1990 u emërua sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e një muaj më vonë zv.kryeministër në qeverinë e Adil Çarçanit. Në fund të shkurtit 1991, Ramiz Alia i besoi Nanos postin e kryeministrit, me një mandat të përcaktuar: përgatitjen e tranzicionit të vendit drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Nano u mandatua kryeministër, detyrë të cilën e mbajti për disa javë, kur dha dorëheqjen për shkak të grevave që kishin nisur në gjithë vendin.

Meritë e padiskutueshme e Nanos në atë periudhë ishte transformimi i PS-së nga një parti e trashëguar nga regjimi komunist në një parti social-demokrate me orientim perëndimor.

Ardhja e demokratëve në pushtet në vitin 1992, solli një periudhë të vështirë për Fatos Nanon.

Më 30 korrik 1993, Nano u arrestua në zyrën e Prokurorit dhe u akuzua për “shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare në lidhje me ndihmën italiane” dhe 9 muaj më vonë u dënua me 12 vite burg.

Megjithatë trazirat e vitit 1997 sollën lirimin e tij nga burgu dhe rikthimin aty ku të gjithë socialistët e donin, në krye të PS-së. Tre muaj pasi kishte dalë nga burgu ai udhëhoqi socialistët drejt rikthimit në pushtet, të cilin socialistët e mbajtën për 8 vite, por Fatos Nano pati sërish ulje-ngritjet e tij politike.

Meritë e Nanos, e pranuar edhe nga kritikët, ishte rikthimi i normaltitet në vendin e shkatërruar ekonomikisht si pasojë e firmave piramidale.

E megjithatë postin e kryeministrit e mbajti për një vit, kur vendosi të jepte dorëheqjen në 28 shtator 1998, pak më shumë se dy javë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

U largua nga Qeveria, por vijoi të mbante kontrollin e partisë, pavarësisht dallgëve që shoqëruan socialistët në 8 vite.

U rikthye edhe njëherë tjetër kryeministër në 31 korrik 2002 deri në humbjen e zgjedhjeve në qershor 2005, kur u detyrua t’i linte pushtetin kundërshtarit të tij që e kishte burgosur, Sali Berisha.

Prej atij viti ditët i jetonte mes Vjenës ku qëndronte me familjen dhe Tiranës ku vinte sa herë diskutohej se kush do të ishte Presidenti i ri i vendit.

Dëshira e tij për t’u bërë kreu i shtetit nuk iu plotësua as në vitin 2007 kur vendin ia mori Bamir Topi dhe as në vitin 2012 kur Berisha megjithëse e afroi, në fund zgjodhi të ndjerin Bujar Nishani.

Jeta e tij familjare ka qenë e trazuar po aq sa ajo politike. Fillimisht konsumoi një martesë 25 vjeçare me Rexhina Nanon, me të cilën ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edlirën.

Në vitin 2002, pak muaj pas divorcit ai njoftoi martesën me Xhoanën.

I konsideruar si figurë liberale brenda të majtës shqiptare ai e shndërroi PS-në nga një parti bolshevike në një formacion të së majtës progresive.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja Fatos Nano ishte i vetmi nga politikanët e tranzicionit që ka dhënë dorëheqjen nga politika për të mos u kthyer më, pas humbjes së zgjedhjeve në 2005.

ndërron jetë ish-kryeministri fatos nano

10 Komente

  1. T
    Tironsi71

    Nji hajdut me pak! Me para ble cdo gje - por Zotin nuk e korrupton dot

    1. S
      Shqiptari

      E ke gabim Tironso. mos harro qe te sjellesh normalitet ne shoqerine e prapapmbetur shqiptare eshte pothuaj e pamundur, Nano jo vetem qe e solli.....por edhe e la gati per te ardhmen. Si popull shohim vetem anet negative....per te rritur inatin e babezine prej shqiptari. Nano ngelet deri me sot i VETMI drejtues i shtetit shqiptar me profesion te merituar per kete pune. Gjithe te tjeret kane qene handrra per breket e grisura te qeverrise shqiptare. Ngushellime Familjes dhe R.I.P Z Nano

    2. R
      RIP

      Politika te ben pis, edhe Nanon e beri pis. Beri aq sa diti, aq sa mundi, ashtu ishte koha. Krahasuar me te tjeret qe i kishte rivale dhe aleate ishte me i civilizuari. I lehte i qofte dheu, meriton respekt se u tregua Burre- dha dorheqjen kur humbi e nuk u kthye me, e as nuk e afruan ne tepsine e pushtetit me.

      1. P
        Pojani.

        Këmbën zvarr or ti Nano,merri me radhë,Berish,Ram e Met,mut e të tjerë,mos harro Ballën atë këlyshin e vogël që e bëre qen.

        1. A
          Altin Prifti

          Sa me shpejt te ndjekshin gjithe hajdutet e politikes 35 vjeçare! Paç kemben e mbare!!!

          1. e
            emigranti1991

            E fundit, por jo më pak e rëndësishmja Fatos Nano ishte i vetmi nga politikanët e tranzicionit që ka dhënë dorëheqjen nga politika për të mos u kthyer më, pas humbjes së zgjedhjeve në 2005. I VETMI.

            1. T
              Tironsi71

              I erdhi drejtori i CIA- ne 2005 i tha: Ik me mire me qejf, pa te plasur prape ne burg per hajdut, te humbesh edhe parate qe ke vjedhur!- Edhe iku Nano, bleu nji vile miliona euroshe ne Austri edhe rrojti si mbret me parate e vjedhura te shqiptareve. Pastaj Sorrosi na beri peshqesh Ramen dhe solli nga Kosova edhe Bashen me compani. Kjo eshte e verteta nuk iku por e perzune

              1. T
                Tironsi71

                I erdhi drejtori i CIA- ne 2005 i tha: Ik me mire me qejf, pa te plasur prape ne burg per hajdut, te humbesh edhe parate qe ke vjedhur!- Edhe iku Nano, bleu nji vile miliona euroshe ne Austri edhe rrojti si mbret me parate e vjedhura te shqiptareve. Pastaj Sorrosi na beri peshqesh Ramen dhe solli nga Kosova edhe Bashen me compani. Kjo eshte e verteta nuk iku por e perzune

              2. F
                Fantomasi

                Tirons bq. Ti gezosh kta bastarde qe vijne verdalle e po ju pine gjakun

                1. P
                  Popull

                  Do kishte bere mire ta kishte shperndare PPSH, dhe pastaj ta krijonte PS. Po nuk e beri. Ashtu qe nje muhabet me Ramizin. Dhe na la ne kurriz gjithe llumin e PPSH dhe kopilave te saj.

                  Lini një Përgjigje