
Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në seancën në Gjykatën Kushtetuese, u shpreh se po veprohet me dy standarde.
Veliaj solli edhe shembullin e kryetarit të Rrogozhinës, për të cilin tha se u dënua por vijon të jetë në detyrë, ndërsa ai u fut në burg ndërkohë që ende nuk ka një vendim.
“Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është dënuar me 1 vit burg dhe vazhdon kryen detyrën, unë jam i pafajshëm, i paraburgosur dhe largohem nga detyra. Këshillë për të ardhmen, është më mirë të bësh një krim por sa kohë vijon burgu është më mirë, apo mos të bësh asnjë krim dhe në ruajtjen e pafajësisë tënde tri paraburgosesh. Kush prevalon?
S’ka një vendim të formës së prerë. Kemi standard të dyfishtë. Për dikë të pandehur aplikohet krimi, për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar”, tha Veliaj.
Ndërkohë avokati i Erion Veliajt, pyeti përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave se cili ishte dokumenti me anë të cilit ky organ vërtetoi mungesën e kryebashkiakut për shumë se 3 muaj në krye të detyrës.
Pyetja: Pretendohet që nuk kishte rëndësi thirrja, prezenca e zotit Veliaj tek këshilli i ministrave për shkak se fakti që ai mungonte ishte evident, ishte konstatuar nga këshilli bashkia dhe nuk do ndryshonte asgjë. Mirëpo aktet shkresat praktikat që erdhën nga këshilli bashkiak, cila prej shkresave akteve vërteton faktin! Se munginte vendimi i masës së sigurisë, mungonte lista prezencca, mungonte një shkresë nga burimet njerëzore. Në mungese të këtyre akteve si e konstatoi këshilli i ministrave mungesën?
Përgjigje: Këshilli i ministrave e kontatoi në 2 variante. E para nga propozimi i këshillit bashkia, miratimi i prefektit dhe fakti i njohur botërisht.
Tani u mor vesh mor bisht qeni pse je aty, qenka dhe spiun shkele dhe buken qe han eh mor bisht qeni eh