
Belinda Balluku prej 2019 mban postin e zv.Kryeministres, si dhe ministre e Infrastrukturës...
Zv.Kryeministrja Belinda Balluku u paraqit pasditen e sotme në Prokurorinë Speciale, ku qëndroi për rreth 45 minuta.
SPAK e ka thirrur zv.Kryeministren për një çështje në hetim, gjë që është pohuar në Kuvend edhe nga kreu i Prokurorisë Speciale, Altin Dumani.
Teksa ka dalë nga ambientet e SPAK, Balluku iu përgjigj gazetarëve me një deklaratë të shkurtër.
“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj si një proces, një proces si cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transaprencë dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj”, tha Balluku.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hyrë në SPAK në orën 15:00.
Balluku është paraqitur në SPAK me mbrojtësit e saj ligjorë. Pak më herët në Prokurorinë Speciale shkoi Pamela Qirko, motra e Belinda Ballukut, e cila duket se do të jetë një prej avokatëve të saj.
Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë çështje. Në momentin e hyrjes në SPAK, zv.Kryeministrja ka shmangur komentet për mediat.
PD ka dorëzuar në SPAK 4 padi për Ballukun: për çështjen e tunelit të Llogarasë, shitblerjet e energjisë elektrike, panelet fotovoltaike dhe 2 anijet TEC të prodhimit të energjisë elektrike.
Belinda Balluku prej 2019 mban postin e zv.Kryeministres, si dhe ministre e Infrastrukturës.
Balluku në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte drejtuese politike e PS-së në Qarkun e Fierit, atje ku siguroi 12 mandate për forcën politike që përfaqëson, një rezultat rekord në të gjithë historikun e zgjedhjeve në qarkun e dytë më të madh në vend.
I mbaroi cikli dhe kesaj. E ka vendos i gjati. U be si Memet Shehu. Vrit e prit.
Kurbani rradhes