TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 15:42

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, mesazhi i parë nga PD: Humbje për politikën shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, mesazhi i parë nga PD: Humbje për

Ish-Kryeministri dhe lideri historik i socialistëve, Fatos Nano, u nda nga jeta ditën e sotme, në moshën 72-vjeçare.

I konsideruar si arkitekti i PS-së dhe modernizimit të kësaj partie, që e drejtoi nga 1991 në 2005, Nano prej rreth 1 muaji ndodhej i shtruar në një spital në Tiranë.

Për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike. Tritan Shehu, deputet i PD-së, e konsideron si një humbje për politikën shqiptare.

“Ngushellimet më të sinqerta për humbjen e z. Fatos Nano! Një humbje për familjen socialiste. Një humbje për politikën shqiptare.

Ngushëllime familjes se tij, që e ndjen e përjeton më shumë se gjithësekush këtë humbje”, shkruan Shehu.

1 Komente

  1. b
    beti

    Me ca po na shohin syte , ishte politikani me demokrat i vendit.

    Lini një Përgjigje