TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 17:07

“Nesti Angoni nuk ekziston, kë do të padis?”, Veliaj në Kushtetuese: Kryebashkiakët nën presion që të punësojnë fisin e prokurorëve të SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Nesti Angoni nuk ekziston, kë do të padis?”, Veliaj

Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Bashkisë së Tiranës, prej më shumë se 6 orësh ka qëndruar në Gjykatën Kushtetuese, atje ku është mbajtur seanca e hapur pas ankimimit të tij të ndaj procedurave të shkarkimit, të dirigjuara nga Kryeministri Edi Rama.

Në një seancë ku Veliaj si ankimues dhe Kryeministria dhe Presidenca, si palë në proces, palët paraqitën qëndrimet e tyre.

Në fjalën e tij para Kushtetueses, Veliaj ka ngritur një pyetje: kë do të padis për shpifje unë nëse akuzat ndaj meje nuk dalin të vërteta? Nesti Angonin që nuk ekziston?

Ndërkohë ai ka përsëritur edhe një herë pretendimet se akuzat e ngritura janë hakmarrje ndaj tij.

“Nëse do ju thoja se isha në një konflikt interesi me dikë për një leje ndërtimi apo se jam këtu për shkak të një njeriu që nuk ekziston si Nesti Angloni, mbase Këshilli i Ministrave mund të dëgjonte.

Kë do të padis unë për kallëzim të rremë, nëse një kjo histori nuk është kështu.

Po t’ju thoja që kryetarët e bashkive do të ishin nën presion për t’u futur fisin e Prokurorëve të Posaçëm në punë?

Dhe kur nuk e bën i thonë avokatit ia tregoj unë atij?

Dëgjesa do të na ndihmonte të dëgjonim pse jam këtu. Mos t’i lejohet që monopolit të dikujt që ka për të shkatërruar jetën t’i mbivendoset monopolit të gjykatës për të dhënë drejtësi”, tha ai.

Lini një Përgjigje