TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 19:11

Shuhet Fatos Nano, reagon Erion Veliaj: Kryetari që formësoi Partinë Socialiste!

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet Fatos Nano, reagon Erion Veliaj: Kryetari që formësoi

Kryebashkiaku ende në detyrë, Erion Veliaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, për të cilin thotë se ishte një udhëheqës tolerant e liberal.

Veliajn shkruan se Nano me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë.

Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.

Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë.

Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist.

Demokracia nuk matet me sa shumë flasim, por si debatojmë me qytetari dhe sa shumë dimë të dëgjojmë njëri-tjetrin. Sepse liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar.

Kjo ishte fryma që Fatos Nano i dha të majtës shqiptare dhe për çka duhet t’i jemi mirënjohës.

U prehtë në paqe.”-shkruan Veliaj.

 

1 Komente

  1. T
    Tr

    Ky këklira që me lëvizjen MAJFT dilte protest me vez e e bojna NANO IK.

    Lini një Përgjigje