TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2025, 18:38

 Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti

 Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Berisha: Personalitet kryesor i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Berisha ka shprehur ngushëllime për familjarët e ish-kryeministrit socialist dhe e cilëson Nanon personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. 

"Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!"-shkruan Berisha.

1 Komente

  1. Sa qen bir qeni qe eshte ky Salovici qe shkaterroi jeten e ketij vendi,jeten e tre brezavo!

    Lini një Përgjigje