
Fatos Nano, lideri historik i socialistëve dhe ish-Kryeministër, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Pothuajse e gjithë politika shqiptare ka shprehur vlerësime për figurën e ish-Kryeministrit.
Agron Duka, kryetar i PAA-së, sot aleat i Sali Berishës, por më shumë se dy dekada më parë një prej mbështetësve kryesorë dhe miqve të Nanos, me një reagim në rrjetet sociale shkruan se Fatos Nano ishte një njeri me zgjuarsi të lindur dhe të thellë në dituri.
Duka shton se Nano nuk dinte të hakmerrej, por të falte.
"Njeriu në jetë njeh shumë njerëz, por jo të gjithë lënë gjurmë të thella si nëna, babai e familja.
Një njeri që unë nuk do ta harroj kurrë ishte Fatos Nano.

Një njeri me një zgjuarsi të lindur, por edhe i thellë në dituri. Ai udhëhiqej nga dashuria për njerëzit.
Nuk dinte të hakmerrej, por dinte të falte.
Shqiptarët ishin me fat që patën në një epokë të vështirë një njeri tolerant, social-liberal dhe të ditur si ai.
U prehsh në paqe, miku im. Qofsh i parajsës", shkruan Duka.
Lini një Përgjigje