TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2025, 10:15

"Shqiptarët po varfërohen, 55% e familjeve s’mbyllin dot muajin", Tabaku: Qeveria privilegjon pakicën

Shkruar nga Pamfleti

"Shqiptarët po varfërohen, 55% e familjeve s’mbyllin dot

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish lidhur me gjendjen e ekonomike në vend. Tabaku i bën thirrje qeverisë që ekonomia të vihet në shërbim të shumicës dhe jo të pakicës.

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, Tabaku thekson se stabiliteti i pretenduar nga qeveria nuk ekziston në xhepat e qytetarëve, por vetëm në letrat e ministrive. Ajo shton se faktet tregojnë një realitet krejt tjetër.

“EUROSTAT tregoi që 55% e familjeve shqiptare jetojnë në kushte varfërie, nuk e mbyllin dot muajin. 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime”, tha Tabaku teksa shton se kjo situatë është pasojë e taksave të larta, rritjes së çmimeve me 30% dhe zhvlerësimit të euros, që ka goditur më fort shtresat e mesme dhe të ulëta.

Deputetja demokrate u shpreh se ekonomia shqiptare po varet gjithnjë e më shumë nga sektori i ndërtimit, ndërsa sektorët që krijojnë punësim dhe mirëqenie si bujqësia, prodhimi dhe energjia, janë lënë në harresë.

“Ekonomia shqiptare nuk prodhon më! Për çdo 1% rritje ekonomike, punësimi rritet me vetëm 0.1%. Kjo është prova që kemi një ekonomi të pakicës, që nuk krijon vende pune dhe nuk gjeneron mirëqenie për qytetarët”, theksoi Tabaku.

Ajo bëri thirrje që realiteti ekonomik i vendit të ndryshojë, duke u vendosur në shërbim të shumicës së shqiptarëve që përballen çdo ditë me koston e jetesës dhe pasigurinë ekonomike.

“Këtë realitet duhet ta ndryshojmë. Ekonomia duhet të punojë për shumicën, jo për një pakicë të privilegjuar që përfiton nga pushteti”, përfundoi deputetja e PD.

1 Komente

  1. E
    Erioni

    Nuk ka situate me te renduar financiare per familjet shqiptare se aktualisht. Cmimet ne stratosfere, rrenim i klases mesme, zhvlerrsimi i euros. Shikoni vetem cmimin e naftes per te kuptuar ne cfare vendi me qeveri legene jetojme. Ne Shqiperi cmimi naftes 1.9 eu/lit. Ne Kosove, Maqedoni, Mali zi 1.24eu/lit. Ne Gjermani cmimi naftaes 1.78eu/lit. Pa permendur cilesine mizerje dhe sasite te fshehura ne pompat e naftes. Ulet Eu ulet inflacion. Kurse cmimet rriten pandalim. Nje situate teresisht jashte kontrollit te qeverise. Duhen marra masa da nuk eshte vone, se ne darke gjithsecili mblidhet ne tryezen e tij.

    Lini një Përgjigje