TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Nëntor 2025, 11:09

Vdekja e Fatos Nanos, Gjekmarkaj: U shuajt figura themelore e tranzicionin politik në vend

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e Fatos Nanos, Gjekmarkaj: U shuajt figura themelore e tranzicionin

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Ish-kryeministri humbi betejën me sëmundjen ditën e djeshme 31 Tetor, pas 24 ditësh në reanimacion.

Gjekmarkaj shprehet se Fatos Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.

“Befasia antikonformiste, pranimi i kundërshtarit si i tillë e jo si armik, fjalori plot nuanca deri në autoironi, aftësia për të bërë marrëveshje e lejuar rrotacionin, vullneti reformues, mbeten vlera udhërrëfyese për politikën shqiptare”, shprehet demokrati.

Gjekmarkaj i shprehu gjithashtu ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

“Me hidhërim po përcillet lajmi i ndarjes nga jeta i ish-Kryeministrit dhe ish-Kryetarit të Partisë Socialiste, z. Fatos Nano.

Në emër tim personal dhe si Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e tij.

Z. Nano do të kujtohet si një figurë themelore në tranzicionin politik të vendit dhe në jetën parlamentare shqiptare.

Befasia antikonformiste, pranimi i kundërshtarit si i tille e jo si armik, fjalori plot nuanca deri në autoironi, aftësia për të bërë marrëveshje e lejuar rrotacionin, vullneti reformues, mbeten vlera udhërrëfyese për politikën shqiptare! U prehtë në paqe e ameshim”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje