TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 07:33

Kush është Nesti Angoni? Këshilltari socialist ‘zbulon’ denoncuesin anonim që çon letra në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Kush është Nesti Angoni? Këshilltari socialist

Halit Valteri, këshilltari i PS në Këshillin Bashkiak të bashkisë së Tiranës, i ftuar në emisionin “Oponencë” tha se ka indicie se kush është Nesti Angoni, personi që me denoncimet e tij çoi në burg kryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai tha se ky person nuk ndodhet brenda PS, por sipas tij, mund të jetë i PD.

“Unë e kam një indicie kush mund të jetë Nesti Angoni. Ja u siguroj se nuk është brenda PS. Do ta merrni vesh. Mund të jetë i PD, nuk ka asnjë çudi”, tha Valteri.

Kujtojmë se Nesti Angoni, një denoncues anonim, depozitoi në SPAK një seri denoncimesh lidhur me Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej 10 shkurtit 2025 ndodhet nën masën e "arrestit me burg" kërkuar nga Prokuroria Speciale dhe lënë në fuqi nga GJKKO dhe shkallët e tjera të gjyqësorit shqiptar. 

Lini një Përgjigje