TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Qershor 2025, 16:22

Kur pritet të përfundojë rinumërimi i votave në Tiranë? Koli Bele: KAS nuk heton se çfarë ka ndodhur te çdo kuti

Shkruar nga Pamfleti

Kur pritet të përfundojë rinumërimi i votave në

Prej 1 jave, KQZ po rinumëron votat për Qarkun e Tiranës, ndërsa janë qindra vota që më parë i janë llogaritur PD dhe PS-së që rezultojnë se nuk i takojnë këtyre partive.

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Koli Bele, duke folur për ecurinë e procesit, u shpreh se nëse vijohet me këtë ritëm pritet një përfundim i procesit ndoshta ditën e shtunë, ose maksimalisht të hënën.

Ai sqaroi se ky proces nuk përbën hetim për kutitë, pasi kjo gjë nuk i takon KAS-it.

“Teksa janë numëruar gati gjysma e kutive dhe në këtë ritëm normal ndoshta në ditën e shtunë ose maksimalisht të hënën, pas një jave do të kemi një përfundim të procesit.

Duhet të kuptojmë që ndryshimi i votave reflekton më shumë se 600 kuti të numëruara dhe këtu gjëja e parë mund të jenë kriteret e vlerësimit, apo edhe gabimet njerëzore.

Por duhet të kuptojmë që ky proces në vetvete nuk bën hetimin për kuti, por do të rinumërohen për të dalë një rezultat përfundimtarë. Për të konkluduar nëse në ndonjë rast ka për qëllim shkelje ligji duhet hetuar në një proces tjetër. Ne nuk po hetojmë kuti më kuti se çfarë ka ndodhur, por rinumërojmë.

Unë nuk jam në gjendje të jap konkluzion për secilën kuti, por duhet të kuptohet që në këtë proces ka edhe gabime njerëzore, por ne nuk jemi duke hetuar kuti sepse nuk i takon KAS.

Nuk është organi që kryen hetime zgjedhore. Në vetvete çdo procesverbal është në kompjuter dhe nuk ka nevojë që ne të mbajme shënime dore”, shprehet Bele.

Lini një Përgjigje