TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2025, 09:35

'Ku je o ëmbëlsirë, kam një përvëlim!', Rama “ngacmon” Lulzim Bashën që në mëngjes

Shkruar nga Pamfleti
'Ku je o ëmbëlsirë, kam një përvëlim!',
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” me komentuesit në rrjetet sociale, ka gjetur kohë të merret edhe me ish kundërshtarin e tij, të cilin thotë se ka mall.

I pyetur në lidhje me Lulzim Bashën, Kryeministri Rama nuk ka kursyer batuat në lidhje me politikanin, të cilin e quan “ëmbëlsirë”.

Rama tha se ndjen nostalgji për Lulzim Bashën, të cilit i thotë se sa herë që ja kujtojnë, ka një përvëlim për të.

Pyetje: Do ju bësh një tortë si Basha në Tiranë shqiptarëve që duan?

“Nuk e di se çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur. Nuk e di si do ja bëjmë që ta kemi prapë Lul Bashën. Ëmbëlsira e të gjithëve ka qenë Lul Basha. Edhe tortën jo rastësisht e bëri Lul Basha se e keni parasysh ju. Nga të gjitha që ka thënë, vetëm një tortë ka bërë. O Lul ku ju se sa herë më kujtojnë ty kam një nostalgji, përvëlim”, u shpreh Rama.  

 

edi rama lulzim basha o ëmbëlsinë

Lini një Përgjigje