Kryeministri Edi Rama një rubrikë në Facebook ka sulmuar kreun e PD, Sali Berishës duke i vënë këtij të fundit disa epitete ofenduese.
Rama u shpreh se Berisha është buf i stërplakur që po ua nxin shqiptarëve me kua kuak.
“Nuk po i them askujt hajdut e drogaxhi, sepse kjo është të dalësh nga shinat njerëzore, por po i përcaktoj sipas asaj që më ka mësuar Noli, Frashëri e Fishta. Nuk po kriminalizoj me gojë njerëzit duke qelbur ajrin që thithim e duke ua nxirë shqiptarëve me kua-kua-kua. Kjo është këneta”, tha Rama.
Kryeministri e justifikoi këtë gjuhë denigruese, me arsyen se opozita e përdor këtë metodë gjithë kohës kundra tij.
Më pas Edi Rama tha se realitetin e Shqipërisë e njeh mirë, duke theksuar se e ka bredhur të gjithë Shqipërinë me shumë se çdo kryeministër tjetër.
Rama tha se përmes anketave, ua mat pulsin çdo muaj popullit shqiptar dhe u rri punëve në kokë.
'Unë i bashkuar jam përditë me ata që ma thonë realitetin dhe me realitetin. Jam shumë krenar që e kam bredhur Shqipërinë me kilometara më shumë se gjithë kryeministrat. Ja njoh Shqipërisë të gjitha qytete, të gjitha kthesat e rrugësve. E di ku vjen vala e ku jo.
Plus kësaj, nuk mund ti takoj të gjithë shqiptarët sepse është e pamundur. Por e ka arritur këtë shkenca sociale dhe politike, ka anketa për të pyetur popullin çfarë mendon. Ne bëjmë çdo muaj. Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj edhe në mënyrë shkencore. I rri mbi kokë punëve sepse prandaj jam këtu. Nuk jam si shumë të tjerë që nxjerrin bukën duke sharë dhe ofenduar. Di të bëj edhe punë të tjera, por i ka dedikuar këtë pjesë të punës jetën time. Unë zgjohem i pari dhe fle i fundit.', tha kryeministri.
Lini një Përgjigje