
Dhurata Çupi, deputete e PD, në emisionin “Të Pashoq” tha se partitë e reja janë krijuar me mbështetjen dhe sponsorizimin e mazhorancës.
Çupi tha se çdokush që nuk bashkohet me opozitën i shërben Edi Ramës.
Në këtë kuadër, Çupi tha se qoftë Lulzim Basha ashtu edhe Enkelejd Alibeaj, që kanë qenë ministra dhe deputetë të PD-së, nuk mund të qëndrojnë në këto pozicione sikundër janë sot përballë demokratëve. Në këtë kuadër, Çupi tha se si Basha ashtu edhe Alibeaj duhet t’ia kthejnë besimin demokratëve.
“Një parti e re që nxjerr 1 deputet nuk i shërben Shqipërisë. Asnjë perceptim nuk ka për këto parti, edhe më parë janë krijuar parti kanë hyrë në zgjedhje dhe nuk kanë marrë asnjë deputet. Ata që nuk bashkohen sot me opozitën janë vegla të Edi Ramës”, tha Çupi.
Lini një Përgjigje