TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2025, 22:16

Protesta e 8 shkurtit, Çupi: Do mbushet bulevardi, qytetarët në rrugë kundër luksit qeveritar

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e 8 shkurtit, Çupi: Do mbushet bulevardi, qytetarët në

Dhurata Çupi, deputete e PD-së, në emisionin “Të Pashoq”, duke folur për protestën e 8 shkurtit, tha se ajo do të jetë madhështore. Çupi tha se në 8 shkurt protestohet kundër qeverisë, kundër korrupsionit, pra në rastin konkret janë të gjitha arsyet bashkë për të protestuar.

“Nuk është sebep intervista e ish-zv.Kryeministrit për të protestuar, pasi kemi një Kryeministër që shpenzon 33 mijë euro për një shishe verë, Kryeministri e ka kthyer Shqipërinë në pronë të tij.

Krejt e pranueshme që opozita të bëjë protesta. Do e shikoni që bulevardi do të jetë plot, në ditët në vazhdim do dalin edhe detajet. Përfaqëesuesit politikë të opozitës janë në terren.

Luks i shfrenuar qeveritar, abuzime me të drejtat e qytetarëve. Ka një mbështetje të shtuar të qytetarëve ndaj opozitës, sondazhet e tregojnë këtë.

Në të gjitha sondazhet, janë edhe takimet me qytetarët, kryeministrti e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë.

Protestat kanë qenë madhështore. Çdo protestë është më e madhe se protesta tjetër. Çdo projektligj qeveritar shton pakënaqësi. Ka një dëshpërim masiv, janë larguar të rinjtë. Janë larguar sepse janë të pashpresë.

Edhe një opozitë e përçarë e ka zhbërë shpresën e shqiptarëve. Skenari i ditës së shtunë do të bëhet publik nga kryetari i PD”, tha Çupi.

E pyetur se si PD do të bindë elektoratin ‘gri’ të votojë për opozitën, Çupi tha se kjo do të bëhet përmes programit. Çupi tha se është pikërisht programi i PD që do të bindë këtë elektorat që të na mbështesë në 11 maj.

 

Lini një Përgjigje