
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se PD dhe PL janë bashkë në një front opozita për të rrëzuar qeverinë. Xhixho ka hedhur akuza ndaj qeverisë se është në një korrupsion gaopant dhe afera të pafundme që PL i ka denoncuar.
“Partia e Lirisë është në front opozitar me PD-në. Kemi qenë bashkë në zgjedhjet lokale dhe padyshim që jemi në front opozitar kundër regjimit që na bashkon fitorja e opozitës në 11 maj, si një domosdoshmëri për vendin. Ne kushtet ku jemi sepse jemi në autokraci, ku ka një keqqeverisje dhe rrënim ekonomik. Raporti i fundit i BB-së tha se jemi populli më i varfër dhe se ekonomia është e grupuar në një grusht njerëzish.
Kur kjo qeveri që është në një korrupsion galopant dhe afera të pafundme që ne i kemi denoncuar ashtu sikurse bëri edhe ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj për shumë afera që ne kemi kërkuar edhe komisioni parlamentare që janë hedhur poshtë nga mazhoranca ame forcën e kartonit”, tha Xhixho për “Ora News”.
Lini një Përgjigje