Adriatik Lapaj i partisë 'Shqipëria bëhet' dhe Agron Shehaj i partisë “Mundësia”, janë përfshirë një përplasje për financimet e partive.
Përplasja nisi pasi Adriatik Lapaj në një video të postuar në rrjetet sociale thotë se Shehajn e shohin njerëzit si biznesmen dhe nuk lëvizin nga vendi pa i dhënë para.
Pas kësaj video ka reaguar Shehaj i cili thotë se ai është ndryshe nga Lapaj pasi nuk ka përfituar nga ish-pronarët duke i torturuar duke ngritur akuza për gjykatës së korruptuar avokatë sekserë dhe e cilësuar Lapajn si pjesë të këtij sistemi.
Në fund Shehaj i thotë që Lapaj ti bëjë të fala Ramës duke nënkuptuar se Lapaj është palë me kreun e qeverisë.
“Adriatik, ne jemi shumë ndryshe. Unë nuk financohem nga paratë e pista Adriatik. Unë nuk kam marrë dot pronat e mia, jo më të përfitoj nga ish-pronarët që ju keni torturuar, gjykatës së korruptuar, avokatë sekserë. Ti ke qenë dhe je pjesë e këtij sistemi Adriatik.
Unë jam si ata qindra mijëra shqiptarë që kanë vuajtur këtë shtet të korruptuar, këtë sistem të padrejtë, atë drejtësi të korruptuar ku ke ngrënë Adriatik. Kjo është diferenca mes teje dhe meje. Unë jam i pakapshëm. Të fala Ramës, Adriatik”, deklaroi Shehaj.
Lini një Përgjigje