Ky njoftim erdhi menjëherë pas daljes së kreut të PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat që vuri në pikëpyetje votën e Diasporës.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ditën e sotme ka njoftuar vendimin e qeverisë për zgjatjen e afatit të dokumenteve biometrikë të skaduara, për t’u mundësuar rreth 500,000 shqiptarëve që të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Hoxha është shprehur janë 500 mjete identifikimi të skaduara dhe bëri thirrje që se shqiptarët që jetojnë jashtë mund të votojnë online.
“Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave miratoi aktin për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo masë do të zgjidhë situatën aktuale, duke i dhënë mundësi shumë shpejt 500,000 shtetasve shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti, shtetasit shqiptarë, përfshirë ata që jetojnë jashtë vendit, do të mund të rinovojnë dokumentet e identifikimit dhe gjithashtu të regjistrohen në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke siguruar mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.”, tha Hoxha.
Ky njoftim erdhi menjëherë pas daljes së kreut të PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat i cili deklaroi se nuk do t'i votojë amendamentet e paraqitura nga komisioneri Ilirjan Celibashi lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke vënë në rrezik kështu votën e Diasporës.
“Asnjë votim dhe asnjë ndryshim nuk bëjmë nëse nuk pranohet ky amendament i yni. Janë bërë edhe 2-3 të tjera, por harrojini. Për ne ky është kushti. Nëse duan ti votojnë bashkë me këtë jemi dakord. Vota e diasporës vihet shumë në rrezik nëse ti përjashton ⅔ e shqiptarëve jashtë vendit. Këta e dinë që Diaspora i urren. Këta tani e kuptuan. Menduan se do ishte ndryshe, por po u del krejt tjetër”, deklaroi Berisha.
Pak ditë më parë Komisoneri Shtetëror Celibashi propozoi një draft në Kuvend që u jep mundësinë të votojnë edhe emigrantët që kanë dokumente të skaduara si dhe afrimin me 10 ditë të afateve të regjistrimit të kandidatëve për t’i dhënë më shumë mundësi administratës për të nisur fletët e votimit në Diasporë.
Lini një Përgjigje