TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2025, 12:48

A i ke bërë kërkesë Trump për heqjen e non gratës? Flet Berisha: Nuk e kam nisur ende lobimin 

Shkruar nga Pamfleti

A i ke bërë kërkesë Trump për heqjen e non gratës?

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për medita, deklaroi se ende nuk iu është drejtuar administratës së Donald Trump për heqjen e non gratës.

Berisha u shpreh se nuk ka nisur ende me lobimin për shkak se po pret derisa të plotësohet administrata.

“Nuk e kam filluar lobimin sepse janë 13 ditë që ka filluar administrate e re. Nuk besoj që në ditët më të para të saj të jetë përparësi ky problem, jam i vetëdijshëm, duhet të plotësohet administrata. Unë prej që të plotësohet administrate e re dhe padiskutim që do t’i drejtohem. I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo. Dhe jam besimplotë, është kuptuar universalisht sepse ishte akt i Sorosit, sekretari i shtetit e mori vendimin pa asnjë dokument”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje