TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2025, 11:20

Qytetari ankohet se s’ka ujë, Rama i përgjigjet: S’ke sy për sukseset e qeverisë ti!

Shkruar nga Pamfleti
Qytetari ankohet se s’ka ujë, Rama i përgjigjet: S’ke sy
Edi Rama

Ata që ankohen se nuk kanë ujë, sipas Edi Ramës nuk kanë sy.

Nuk kanë sy të shohin turistët që po derdhen drejt Shqipërisë, të shohin vlerësimet e SIGMES për prokurimet, të shohin raportet e Bashkimit Europian, të shohin se në Shqipëri vijnë edhe japonezë etj etj.

Kjo është përgjigjia që Edi Rama ia dha një komentuesi, i cili shkruajti në rrjetet sociale se “nuk ka ujë të pijshëm, njerëzit janë akoma me bidona me karroca si në Somali”.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kreut të qeverisë shqiptare. Ai i tha komentuesit se Shqipëria është vlerësuar nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, është kthyer në një atraksion turistik dhe se në vendin tonë NATO do të bëjë SAMIT. Rama i thotë komentuesit që të mos shohë gjërat me gjyzlykët e “bretkosave të kënetës”. Shikojeni videon poshtë dhe gjykoni vetë kush është jashtë realitetit; qytetari që ankohet se nuk ka ujë, apo kryeministri që masturbohet me sukseset e qeverisë së tij në rrjetet sociale.

edi rama i përgjigjet qytetarit

Lini një Përgjigje