TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2025, 19:29

Vrasje, sulme me bomba, 62 mijë kriminelë të skeduar: çfarë po ndodh me Suedinë?

Shkruar nga Jens Ganman

Vrasje, sulme me bomba, 62 mijë kriminelë të skeduar:

Nevojiten veprime drastike ndaj migracionit masiv dhe dhunës së bandave që vjen pashmangshmërisht me të. Në të kundërt, Suedia do të vazhdojë në rrugën e saj aktuale drejt kaosit të përhershëm...

Vrasja e djegësit të Kuranit Salwan Momika këtë javë, e ka tronditur deri në palcë Suedinë. Por ky incident, tregon vetëm një pjesë të historisë së dhunës brutale, e cila është bërë gjithnjë e më e zakonshme në vendin skandinav.

Vetëm një ditë para atentatit ndaj Momikës, një i afërm i trafikantit ndërkombëtar të drogës aktualisht në kërkim Rawa Majid - i njohur gjithashtu si “Dhelpra Kurde” - u vra në një periferi të Stokholmit. Kjo ngjarje u pasua me shpejtësi nga një vrasje e dyshuar si e kryer nga një bandë në qytetin e vogël universitar Lund, ku një kriminel u njohur u qëllua për vdekje nga një 17-vjeçar në një stacion treni.

Megjithatë, statistika që nxjerr në pah shkallën e zhytjes së Suedisë në kriminalitet, është se vetëm në janar ka pasur mbi 30 shpërthime bombash në të gjithë vendin, ose më shumë se një në ditë.

Këto do të ishin shifra befasuese për çdo demokraci perëndimore, dhe tani politikanët suedezë po e krahasojnë situatën me një “luftë civile”, edhe pse është në fakt një luftë e njëanshme midis bandave dhe autoriteteve e përhapur në nivel kombëtar.

Shërbimet sekrete, vlerësuan vitin e kaluar se rreth 62.000 njerëz në Suedi (nga një popullsi prej mbi 10.5 milionë banorë), të cilët janë aktivë ose kanë lidhje të drejtpërdrejta me bandat. Ndërkohë brenda vendit, veprojnë klane kriminale me rrënjë në Turqi, Siri dhe Somali.

Ish-zëvendës komisari i policisë Mats Löfving, thotë se shumë nga këta njerëz vijnë në Suedi me synimin e vetëm për t’u bërë pjesë e krimit të organizuar. Sinqeriteti i Löfving doli në pah në një debat të karakterizuar nga frika rreth ndezjes së flakëve të ksenofobisë, të imagjinuar apo reale.

Në thelbin e problemit qëndron fakti se një përqindje e madhe e kriminelëve - sidomos të ashtuquajturit “ushtarë fëmijë”, vrasës adoleshentë deri në 11 vjeç të rekrutuar nga bandat, janë fëmijë emigrantësh. Prandaj, duket se integrimi në Suedi ka shënuar një hap prapa të rëndësishëm.

Ndërsa e majta e kërkon përgjigjen e krizës tek shifrat e papunësisë dhe të dhënat e pabarazisë sociale, segmentet e të djathtës këmbëngulin shpesh, se kjo që po shihet është një krizë kulturore më e drejtpërdrejtë.

Sipas kësaj narrative, Suedia ka pranuar shumë emigrantë nga kultura që kanë pikëpamje drastike të ndryshme për krimin, barazinë gjinore dhe menaxhimin e konflikteve. Dhe rezultati është një përzierje e paqëndrueshme e krimit të të rinjve, mosmarrëveshjeve etnike, ekstremizmit fetar dhe degradimit kulturor.

Ky është bërë një problem shumë i madh dhe pothuajse i pazgjidhshëm për qeverinë suedeze. Për të ndalur sulmet me bombat dhe të shtënat e përditshme, opozita socialdemokrate ka shkuar aq larg sa të propozojë zona ku policia duhet të patrullojë rregullisht në të gjithë Stokholmin Jugor, një nismë që ajo e kundërshtoi pak më shumë se një vit më parë kur u paraqit nga qeveria konservatore.

Besimi tek autoritetet, nuk është ndihmuar aspak nga pranimi i drejtueses së policisë kombëtare Petra Lundh, se ajo nuk punon pas orës 5 të pasdites gjatë ditëve të javës, dhe shumë rrallë punon në fundjavë.

Edhe suedezët që jetojnë në lagje të pasura janë të frikësuar, pasi bombat po shpërthejnë pa paralajmërim në të gjithë vendin, duke vrarë si njerëz të pafajshëm ashtu edhe objektivat e synuara. Një qytetar që ndodhet në “vendin dhe kohën e gabuar”, është bërë një togfjalësh sarkastik midis gazetarëve dhe përfaqësuesve të policisë suedeze.

Qeveria shtrëngoi muajin e kaluar rregullat e marrjes së shtetësisë, por mbyllja e kufijve mbetet politikisht e diskutueshme, pavarësisht nga koalicioni qeverisës suedez i përbërë nga 3 parti të qendrës së djathtë.

Për pasojë, getot jashtë qyteteve si Stokholmi, Göteborg, Malmö, Örebro dhe Linköping po mbushen me njerëz që nuk mësojnë kurrë suedisht dhe që jetojnë me ndihmë sociale, në disa raste për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Deri në dhjetor 2022, të paktën 100.000 prej tyre ishin “pa dokumente”. Ky realitet, për të mos përmendur faktin që falë emigracionit masiv, vendi ka sot rreth 800.000 analfabetë, është në kontrast të plotë me imazhin publik që Suedisë i pëlqen të projektojë në botë.

Pra ai i një demokracie moderne me njerëz kryesisht me arsim të lartë, e cila eksporton inxhinierë dhe mjekë në pjesën tjetër të botës. Politikanët mund të shprehin hutimin e tyre, por asgjë nuk do të ndryshojë derisa ata të pranojnë se janë politikat e tyre, ato që kanë krijuar këtë situatë të re kriminale tepër shqetësues.

Tani nevojiten veprime drastike ndaj migracionit masiv dhe dhunës së bandave që vjen pashmangshmërisht me të. Në të kundërt, Suedia do të vazhdojë në rrugën e saj aktuale drejt kaosit të përhershëm./Pamfleti

suedia sulme me bomba vrasje

Lini një Përgjigje