TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2025, 19:14

Humbën jetën 10 persona, publikohen pamjet e sulmit të armatosur në Suedi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Humbën jetën 10 persona, publikohen pamjet e sulmit të armatosur

Publikohen pamjet e sulmit me armë në Suedi. Një person hapi zjarr në shkollën Campus Risbergska' në Örebro.

Siç shihet në momentin që studentët dëgjojnë të shtënat me armë me vrap tentojnë të largohen nga mjedisi i shkollës,

Në video gjithashtu dëgjohet një zë që thotë ‘O Zot’.

Deri më tani raportohet se të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur.

Nxënësit e shkollës, ku ndodhi sulmi me armë këtë të martë në Orebro, kishin zhvilluar më herët gjatë ditës një provim kombëtar.

Mësuesja në shkollën Risbergska, Maria Pegad, ka rrëfyer për mediat vendase se në institucionin arsimor kishte shumë pak nxënës kur ndodhi sulmi, pasi shumica ishin larguar kur përfunduan testimin.

Policia i mbajti të mbyllur disa orë nxënësit e shkollave aty pranë “për qëllime sigurie” për shkak se dyshonin se sulmuesi mund të kishte bashkëpunëtorë në krim.

Mediat lokale raportojnë se situata me dhunën në Orebro, një qytet me 155 mijë banorë, është përkeqësuar shumë gjatë tri viteve të fundit.

Lini një Përgjigje