TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2025, 18:04

Diaspora në foks të politikës, Tabaku: Votoni kundër shpopullimit, Rama po zbraz Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Diaspora në foks të politikës, Tabaku: Votoni kundër

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale, ku shprehet e shqetësuar për zbrazjen e Shqipërisë.

Tabaku deklaron se ky fenomen në rritje po arrin shifra alarmante duke përllogaritur që çdo orë largohen gjashtë të rinj dhe popullsia është zvogëluar me 15% gjatë këtij dhjetëvjeçari.

Çdo orë largohen gjashtë të rinj, ndërsa çdo vit Shqipëria humbet një qytet të tërë – sa Gjirokastra. Ky nuk është një trend natyral, por një pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të dështuara të kësaj qeverie, që ka monopolizuar ekonominë dhe ka mbyllur çdo derë për të rinjtë dhe shtresën e mesme”, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi që largimi masiv vjen si pasojë e mungesës së përkrahjes së qytetarëve nga qeveria dhe që kjo e fundit zbaton politika për zbrazjen e vendit.

Kemi një qeveri që i sheh qytetarët e saj si një problem që duhet të largohet, jo si një aset që duhet të mbështetet. Ata që sot ndodhen jashtë vendit nuk janë larguar nga dëshira, por nga mungesa e mundësive këtu”, tha ajo.

Tabaku u shpreh që diaspora është e vëmendshme ndaj situatës aktuale në Shqipëri dhe do të reagojnë ndaj dështimeve të qeverisë me anë të votës më 11 maj.

Ata që janë sot jashtë duhet të kenë një arsye për t’u kthyer. Nuk mjafton vetëm e drejta e votës, nëse qeveria nuk ofron zgjidhje për ekonominë, për pagat, për pensionet dhe për një treg të hapur ku të gjithë kanë mundësi të barabarta. Shqipëria ka nevojë për një paketë emergjence që ndalon hemorragjinë e largimeve dhe i jep frymëmarrje ekonomisë”, deklaroi Tabaku.

Deputetja e PD-së prezantoi edhe disa nga masat që Partia Demokratike do të ndërmarrë për të ulur këtë fenomen dhe tu japë shpresë shqiptarëve por sidomos të rinjve që mund të krijojnë një të ardhme në vendin e tyre. Këto masa përfshijnë paga dhe pension më dinjitoze si edhe ekonomi të hapur që do ti mundësoi çdo qytetari të zhvilloje ide biznesi.

Shpopullimi është sfida më e madhe që ka Shqipëria sot, por kjo qeveri e ka të vetmin plan ta mohojë atë dhe të vijojë politikën e saj të përqendrimit të pushtetit dhe pasurisë në duart e një pakice. Më 11 maj, diaspora do të japë një mesazh të qartë për një ndryshim real. Ne do të punojmë që ky ndryshim të jetë i prekshëm për të gjithë ata që duan të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri”, përfundoi Tabaku.

Lini një Përgjigje