TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2025, 17:22

Shifrat e Grenell/ Në 4 vjet, OJF-të në Shqipëri gllabëruan mbi 1/3 e fondit total që USAID ka dhënë prej 1992

Shkruar nga Pamfleti

Shifrat e Grenell/ Në 4 vjet, OJF-të në Shqipëri

 

Referuar publikimit nga Grenell, Organizatat Joqeveritare në Shqipëri kanë përfituar 189 mln dollarë për 4 vjet, duke u renditur në vendin e parafundit. Lista mbyllet me Mali e Zi, ku organizatat joqeveritare kanë marrë 77 mln euro.

Richard Grenell, i dërguari special për krizat i Presidentit të SHBA, Donald Trump, ka publikuar së fundmi fondet që USAID ka shpërndarë për organizatat joqeveritare në rajonin e Ballkanit për 4 vite, nga 2020-2024.

Referuar publikimit nga Grenell, Organizatat Joqeveritare në Shqipëri kanë përfituar 189 mln dollarë për 4 vjet, duke u renditur në vendin e parafundit. Lista mbyllet me Mali e Zi, ku organizatat joqeveritare kanë marrë 77 mln euro.

Ndërkohë Organizatat Joqeveritare në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë kanë përfituar përkatësisht 537 mln dhe 402 mln dollarë, duke u renditur kështu në krye të vendeve të Ballkanit sa i takon fondeve që kanë përfituar. Në total në 4 vjet, 6 vendet e Ballkanit kanë përfituar 1.7 mld dollarë.

Shifra e publikuar nga Grenell tregon se në 4 vitet e fundit, Organizatat Joqeveritare në Shqipëri kanë marrë më shumë se 1/3 e fondit që USAID ka akorduar nga 1992 për Shqipërinë në të gjithë sektorët. Shifra që Shqipëria ka përfituar nga 1992, nga USAID është mbi 500 mln usd. Se ku kanë përfituar fondet, ndoshta mund të jetë pjesë e një investigimi që institucionet amerikane do të realizojnë në kuadrin e kontrollit financiar mbi Agjencinë. 

Agjencia e  Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) operon në Shqipëri që në vitin 1992. Që nga ajo kohë, USAID ka dhënë mbi 500 milionë dollarë asistencë për të mbështetur Shqipërinë në tranzicionin e saj drejt një demokracie me bazë të gjerë dhe të orientuar nga tregu.

Nën kuadrin e asistencës së huaj të Shteteve të Bashkuara, programi i USAID për zhvillim në Shqipëri rrit përgjegjësi dhe transparencë  më të madhe të qeverisë, zvogëlon korrupsionin, rrit konkurrueshmërinë  në sektorin privat, përmirëson  shërbimin e kujdesit shëndetësor, ndihmon në sigurimin e furnizimin energjetik të sigurt dhe të përballueshëm, si edhe redukton trafikimin e qenieve njerëzore.

Në janar të vitit 2009, USAID filloi zbatimin e fazës së dytë të Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit në Shqipëri duke patur për synim reforma të tjera lidhur me problemet e korrupsionit në administratën publike dhe sistemin gjyqësor”, thekson ambasada amerikane në Tiranë.

Në ditën e tij të parë në detyrë më 20 janar, Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave për vendet e tjera. Katër ditë më vonë, Peter Maroço, i emëruar politik që nga administrata e parë Trump, hartoi një interpretim më të ashpër se ç’pritej të këtij urdhri, duke mbyllur mijëra programe në mbarë botën, duke shkaktuar shkurtime dhe shkarkime.

Dhjetëra zyrtarë të lartë janë larguar me leje të detyruar, mijëra kontraktorë janë shkurtuar dhe punonjësve iu tha të hënën të mos hyjnë në selinë qendrore në Uashington. Dhe faqja e internetit e USAID-it dhe llogaria e saj në platformën X nuk janë funksionale.

Kjo është në kuadrin e masave që administrata e Presidentit Trump po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj. Por USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë. Sekretari Rubio tha se qëllimi i administratës ishte një rishikim, program pas programi, për të parë se cilat projekte e bëjnë "Amerikën më të sigurt, më të fortë ose më të begatë".

Vendimi për mbylljen e programeve të financuara nga Shtetet e Bashkuara gjatë rishikimit 90-ditor nënkuptonte se SHBA-të "do të merrnin shumë më tepër bashkëpunim" nga përfituesit e ndihmës humanitare, për zhvillimin dhe sigurinë, tha Sekretari Rubio. Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), i drejtuar nga zoti Musk, ka nisur një përpjekje gjithëpërfshirëse, të autorizuar nga Presidenti Trump, për të shkurtuar punonjësit e qeverisë dhe për të shkurtuar triliona dollarë nga buxheti i qeverisë. USAID-i është një nga objektivat e tij kryesore. Zoti Musk pretendon se fondet e USAID-it janë përdorur për të ngritur programe vdekjeprurëse dhe e quajti atë një "organizatë kriminale".

Shifrat e USAID

Kosova: 537 million $

Bosnje Hercegovina: 402 million $

Macedonia e Veriut: 290 million $

Serbia: 209 milion $

Shqipëri: 189 milion $

Mali i Zi: 77 milion $

Totali: 1.7 miliardë dollarë

Shifrat e Grenell/ Në 4 vjet, OJF-të në Shqipëri

Shifrat e Grenell/ Në 4 vjet, OJF-të në Shqipëri

 

 

Lini një Përgjigje