TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shkurt 2025, 17:15

Beleri bën “rrëmujë” Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotaqis për të preferuarin e Elon Musk

Shkruar nga Pamfleti

Beleri bën “rrëmujë” Parlamentin Europian, del

Eurodeputeti Fredi Beleri është vendosur në qendër të polemikave në Parlamentin Europian pas vendimit të tij për të mbështetur “të preferuarin” e Elon Musk, youtube-rin qipriot Fidias Panayiotou, për postin e nënkryetarit të Komitetit të Posaçëm " "Mburoja për Demokracinë Evropiane".

Gjithçka nisi kur eurodeputeti i Demokracisë së Re nga Himara doli kundër partisë së tij, duke propozuar eurodeputetin Panayiotou me argumentin e se “ai është grek”.

Pas votimit Fidias Panayiotou nuk u zgjodh pasi humbi 33-21 përballë një kandidati socialist. Megjithatë, kjo lëvizje e Belerit nxiti reagimin e ashpër të eurodeputetit të SYRIZA-s, Kostas Arvanitis, i cili e akuzoi Demokracinë e Re për aleancë me të djathtën ekstreme dhe Elon Musk.

 Nga ana e tij, Beleri e justifikoi veprimin e tij duke thënë se ishte një zgjedhje personale që bazohej vetëm në "origjinën greke" të Fidias Panagiotou.

“Në mbledhjen e sotme të Komitetit Special të sapoformuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, u ngrit çështja e plotësimit të postit të zv/presidentit. Nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Popullore Evropiane. Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Fidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë”, tha Beleri në një postim në platformën ‘X’.

Kujtojmë se për këtë pozicion specifik kishte reaguar edhe pronari miliarder i ‘X’-it, Elon Musk ndërhyri duke kërkuar që të votohet Fidias sepse “është i zgjuar, i palëkundur dhe kujdeset sinqerisht për njerëzit”. (A2 Televizion)

Lini një Përgjigje