
I vetmi ndër aleatët që ka emrin në listën e sigurtë të Tiranës është Ilir Meta. Dhe referuar kësaj, PD i mbeten të përcaktojë 11 emra në atë që konsiderohet si lista e sigurtë, duke marrë të mirëqënë se PL nuk do të pretendojë emër tjetër dhe asnjë nga aleatët që do të tentojë të afrojë Berisha, nuk do të kërkojnë vend në listën e sigurtë.
Tirana është qarku që në 11 maj do të përcaktojë 37 deputetët e Parlamentit të ri, ndërsa shihet si hambari i votave jo vetëm nga socialistët dhe demokratët, dy partitë që kanë dominuar skenën politike në 34 vite, por edhe nga partitë e reja që garojnë për herë të parë në zgjedhje parlamentare.
Kodi Zgjedhor ka të përcaktuar se 1/3 e listës së kandidatëve për deputet do të jetë e mbyllur, pra emrat në të do të vulosen nga Kryetarët e partive, ndërsa në 2/3 do të ketë listë të hapur, ku pavarësisht renditjes, emri që merr më shumë vota preferenciale, renditet i pari dhe shpreson marrjen e mandatit, nëse forca politike që përfaqëson arrin përqindjen.
Edi Rama në rradhët e socialistëve ka deklaruar se deputetët që kanë shumë mandate ose ata që njihen si ‘senatorët’ në rradhët e PS-së do të jenë jashtë listës së sigurtë. Kjo është interpretuar si një mekanizëm që Rama po përdor ndoshta për të nxjerrë jashtë loje emrat që i kanë shpëtuar spastrimeve të deritanishme. Dhe natyrisht Rama në kushte të tilla ajo që konsiderohet si lista e sigurtë e PS mund të ketë shumë anonimë apo njerëz pa kontribute, por të sponsorizuar nga ata të cilët ndoshta i garantojnë vazhdimësinë.
Por çfarë po ndodh me demokratët e Sali Berishës?
Nga ajo që flitet në këtë parti është se lista e mbyllur e Tiranës, pra 12 emrat e parë të listës, pothuajse janë të përcaktuar. Ndërkohë që çdo ndryshim që mund t’i bëhet është në varësi të negociatave me aleatët.
Kështu deri më tani, PD ka si aleat të sigurtë PL-në e Ilir Metës, emri i të cilit do të jetë pjesë e listës së sigurtë të Tiranës. Por jo vetëm, një tjetër emër i propozuar nga PL gjithashtu do të jetë në listën e sigurtë të Tiranës. Pra duke zbritur dy deputetë të PL-së, PD i mbeten 10 emra në atë që konsiderohet si lista e mbyllur.
Por gjithashtu negociata mund të zhvillohen edhe me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, i cili në Tiranë mund të pretendojë dy emra në listën e sigurtë, çka mund të reduktojë edhe më tej pozicionet që i mbeten demokratëve.
Por deri më tani, i vetmi ndër aleatët që ka emrin në listën e sigurtë të Tiranës është Ilir Meta. Dhe referuar kësaj, PD i mbeten të përcaktojë 11 emra në atë që konsiderohet si lista e sigurtë, duke marrë të mirëqënë se PL nuk do të pretendojë emër tjetër dhe asnjë nga aleatët që do të tentojë të afrojë Berisha, nuk do të kërkojnë vend në listën e sigurtë.
Referuar burimeve nga PD listën e sigurtë e synojnë Jozefina Topalli, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, ndërkohë që emri i katërt që do të ruante kuotën gjinore (1 në 3 emra duhet të jetë grua) do të jetë Dhurata Çupi.
Emrat e tjerë që synojnë ose janë vendosur si pjesë e listës së sigurtë të Tiranës janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, si kryetar i FRPD, Ilir Alimehmeti, Klevis Balliu, Grigels Muçollari, Aldo Bumçi, Dorjan Teliti, Genc Pollo, Edith Harxhi.
Pra në total llogariten në 16 emra vetëm nga rradhët e PD-së, çka minimalisht 5 prej tyre, nëse PL-së i lihet vetëm një vend në listën e sigurtë, ose do të kalojnë në listën e hapur, ose do të shpërndahen në qarqe të tjera, për të zënë një vend në listën e sigurtë.
Por pavarësisht lëvizjeve që mund të bëhen, qartazi të gjithë emrat që përfliten në listën e sigurtë të Tiranës, janë të gjithë besnikët e kreut demokrat Sali Berisha. /Pamfleti/
Lini një Përgjigje