TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2025, 19:54

Partitë e reja më keq se të vjetrat; pas sherrit me Qorin, Lapaj përplaset keq me Agron Shehajn

Shkruar nga Pamfleti

Partitë e reja më keq se të vjetrat; pas sherrit me Qorin, Lapaj

Vijojnë përplasjet mes partive të reja. Pavarësisht se për muaj me rradhë këto subjekte që kandidojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit u trajtuan si një mundësi për ndryshimin e skenës politike që dominohet nga PS dhe PD, duket se dallimin nga partitë e vjetra e kanë vetëm në fasadë, pasi sjellja mbetet e njëjtë.

Kanë mjaftuar javët e fundit që pothuajse të gjithë drejtuesit e partive të reja të përfshihen në përplasje, sherre, akuza dhe kundërakuza mes tyre, duke mbyllur kështu çdo shteg apo mundësi për tu bërë bashkë në një koalicion, apo si një alternativë e polit të 3-të.

Adriatik Lapaj i Shqipëria Bëhet dhe Endri Shabani nga Nisma Thurje duken në një aleancë mes tyre, ndërsa Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë qëndron përballë, ndërsa në distancë sulmojnë e akuzojnë njëri-tjetrin.

Dhe akuzave të ndërsjellëta iu bashkua sot Agron Shehaj që ka nisur përplasjen me Adriatik Lapaj. Gjithçka duket se ka lidhje me protagonizmin, kush do të marrë komandën në terrenin elektoral që për 1 mijë arsye mund të jetë hambari i votave për partitë e reja.

Dhe pavarësisht eksperiencave që mund të kenë në politikë apo jetën publike me akuzat dhe sherret e ndërsjellëta mes tyre, duke se ‘të rinjtë’ e politikës ose janë një kopje e shëmtuar e ‘të vjetërve’ ose po sillen më keq se këta të fundit që duan të zëvendësojnë.

Akuzat e Shehaj

Shehaj akuzoi Lapajn se financohet nga paratë e pista. Madje ka publikuar në rrjetin social një dokument të QKB dhe thotë se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë të vjetra nga një kompani të sekuestruar nga SPAK. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”.

Shehaj thotë se arsyeja që i ka marrë, është më e rëndë se fakti që i ka marrë, teksa shton se Adriatik Lapaj është i mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi të kalbur.

Partitë e reja më keq se të vjetrat; pas sherrit me Qorin, Lapaj

"Ferdinandi më shkruajti sot në mëngjes dhe më tha: “Jo të gjitha paratë që përdor Adriatiku janë para të pista, sepse disa nga ato para i kam dhënë edhe unë.” Edhe unë, thotë Fredinandi, kam dhënë një kontribut. Ky është një dokument i vitit 2024. E gjeni në QKB. Është bilanci i një kompanie të sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash, që tregon se Adriatiku ka marrë 45 milion lekë. Pyete, meqë ke kontakte me të, pse i ka marrë këto para, sepse arsyeja pse i ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë. Mua më vjen keq, sepse shumë prej atyre që mund të kenë besuar tek Adriatiku, por edhe ata që duan të vazhdojnë të besojnë, do të zhgënjehen. Por këto janë faktet. Shkoni dhe shikoni vetë. Është dokument publik. E vërteta është që ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është i mbështetur nga i gjithë sistemi. Jo vetëm kaq, por është i mbështetur edhe nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të shikojmë në thellësi, sepse na kanë gënjyer dhe do të vazhdojnë të na gënjejnë", shprehet Shehaj.

Reagimi i Lapaj

Por e menjëhershme ishte përgjigjia nga Adriatik Lapaj. Ai thotë se kompania nuk është e sekuestruar nga SPAK, por administratori i saj është në hetim. Lapaj e mbyll postimin e tij duke shkruar "Shihemi në gjykatë", duke nënkuptuar një padi ndaj Shehajt për shpifje.

“1. E para, dokumenti në fjalë është bilanci publik sipas ligjit i një kompanie private që tregon se i ka detyrim personit fizik Avokat Adriatik Lapaj 4,5 milion lekë. Në fakt, mua më kanë borxh shumë kompani e persona që i kam përfaqësuar si avokat!

2. E dyta, nuk kam marrë 4,5 milionë, kompania që citon ti m’i ka borxh për punën si avokat. Ka afro 2 vite që nuk më likuidon lekët. Hallet e veta. Nuk i’a kanë dalë! Gënjeshtra jote e parë!

3. Z. Shehaj ju pretendoni se unë jam paguar 4,5 milionë nga kjo kompani për politikë. Në fakt ky është mashtrimi juaj i dytë i kryer publikisht. Unë si avokat këtë profesion kam! Te rasti në fjalë kam ofruar shërbime civile dhe konkretisht kam qenë avokati që ka përfaqësuar 35 familje pronare të një toke që kompania në fjalë ka blerë. Si avokat kam përpiluar kontratat dhe kam ndjekur procesin juridik.

4. Z. Shehaj ju thoni që kompania në fjalë është sekuestruar nga Spaku duke synuar që të krijoni dëmtimin tim si imazh te votuesit. Pra, doni të krijoni perceptimin që Adriatiku bashkëpunon me krimin.

Në fakt, kompania në fjalë nuk është e sekuestruar nga Spak. Gënjeshtra jote e tretë! Administratori saj është nën hetim. Halli i vet! Shërbimi im si avokat është për kompaninë afro 2 vite para se administratori saj të merrej nën hetim. Kontrata është me kompaninë dhe jo për punët e Administratorit.

Gënjeshtra jote e katërt! Kjo për të qenë korrekt, se unë dhe sot mund ta përfaqësoj pa problem atë kompani ose administratorin e saj edhe në Spak se kjo është puna ime. Përfaqësues ligjor! Avokat!

5. Z. Shehaj, nëse do qenë para që krimi m’i jepte, do m’i kishin dhënë, e nuk do më mbeteshin borxh 2 vite. Madje do m’i jepnin jo me bankë!

6. Punën si avokat nuk ma kanë paguar dhe do duhet të vete në gjyq për t’i marrë. Ndoshta dhe nuk i marr dot e puna iku dëm! Po ky është hall për mua!

7. A janë kriminelë ata apo jo, për mua ka pak rëndësi se unë nuk kam profesion të qenit Klerik, por avokat. Avokati përfaqëson edhe ata që shkelin ligjin. Madje kryesisht ata që shkelin ligjin. Është si t’i thuash doktorit pse i hoqe dhëmballën një trafikanti.

8. Unë si avokat o Agron përfaqësoj këdo dhe kam detyrim t’i deklaroj në shtet. Fakti që janë deklaruar tregon se unë punoj me kontrata e fatura, jo në të zezë. Ndoshta ti je mësuar në të zezë!

9. Ti Agron për politikë nuk paske limite, por përballë ke një njeri të ligjit! Tani, o unë do dënohem nga gjykata për bashkëpunim me krimin e organizuar o ti do dënohesh për shpifje!

10. Pa dashje, ti Agron më bëre një nder! Nga teoria lekët t’i jep Sorosi, kaluat te teoria pse punon avokat! Me pak fjalë Sorosi paska qenë jo mjaftueshëm i pasur sa të më linte të kisha nevojë për para nga krimi. Të mesme nuk ka!", shkruan Lapaj.

Lini një Përgjigje